Ju Ofroj Përkthime me Cilësi dhe në Kohën e kërkuar.

 

Diplomë në Përkthime e Interpretime të Ligjit Skocez dhe të gjitha Shërbimet Sociale.

                 Studime Pas-Universitare: Punonjëse Sociale, Universiteti i Shkencave Sociale, Tiranë.

  Diplomuar si Mesuese e Shkollës Fillore në Institutin e Lartë Pedagogjik, Elbasan.                

 E Specializuar për përkthime për Drejtesinë Skoceze, Gjykatën e Lartë e Civile, për Avokatët, në Shërbimet Publike, Shëndetësinë, Arsimin kudo në Skoci apo në Britaninë e Madhe .

Jam themeluesja e organizatorja e Shoqatës së Shqiptarëve që jetojnë në Edinburgh, Skoci.

 

Fotografitë e portretit janë bërë prej Kelly McIntyre

Të gjitha fotot e tjera janë personale të Edlira Kadiu Bradley

 

Më kontaktoni tek telefoni me numër: +447738116896

Ofroj shërbime cilësore në përkthime gojore dhe me shkrim.

 

INTERPRETIME e PERKTHIME në GJYKATËN e LARTË,  GJYKATËN PENALE, si edhe AVOKATËT kudo në MBRETËRINË E BASHKUAR.

Përkthime për të gjitha Institucionet Shtetërore e Civile përfshihen këtu edhe Shëndetësinë edhe Arsimin

 

Kam një eksperience mbi 20 vjeçare ne Arësimin Skocez, ne shkollat fillore dhe te mesme ku vazhdoj akoma te kontriboje.

Kam punuar e vazhdoj te punoje si perkthyese e pavarur qe prej vitit 2012.

Kam kombesine Shqiptare dhe Britanike, zoteroj shkelqyeshem gjuhen Shqipe dhe ate Angleze.

Kam nje experience te gjere dhe aftësitë te ofroje perkthime cilesore dhe ne kohe. Keto sherbime perfshijne nje numeri te gjere institucionesh si ato sociale, ligjore, juridke, qeveritare, arsimore si edhe ne sektorin shendetesor kudo ku nevojit ne Skoci

 Jam e regjistruar me disa kompani përkthimesh qe operojne kudo ne Britanine e Madhe, kompani keto qe kerkojne perkthime te drejtperdrejta gojore, me telefon, me videolink apo edhe perkthime me shkrim.

Sherbimet qe ofroj përfshijnë:

  • Departamentin e shërbimeve sociale, Punojnësit Social ne sektore te ndryshem
  • Policia skoceze
  • Ne Burgjet e Shkelqesise Mbreterore.
  • Ne Gjykaten e Larte dhe Gjykatat e rretheve.
  • Helping Avokatet e Drejtesise Ligjore ose edhe avokatet e Punes dhe te Aksidenteve. 
  • Punonjesit e Sherbimin te Emigracionit.
  • Perkthime ne sektore te ndryshem te Shërbimt Shëndetësore Shtetërore (NHS)
  • Takimet tek Dentisti.
  • Takimet tek doktori (GP), infermierja, fiziotherapisti apo mjeku specialist ne Spitale.
 

Përkthimet e mia i filluar ne Edinburgh ku edhe jetoj por detyra me ka cuar gjithandej dhe e kam zgjeruar sherbimin gjithandej: Glasgow, Stirling, Elgin, Dundee, Inverness, Aberdeen e Galloway.

Çfarë shkruajnë bashkëpunëtoret për punën time:

“Një komunikim e raport i shkëlqyeshëm me klientin. Faleminderit.”
— J.A. Avokat ne Edinburgh
“Përkthimi ishte I shkëlqyeshëm e profesionali si gjithmonë. Shume te kënaqur.”
— A.S. Sherbimet Sociale/ Drejtuesi i femijeve
“Perkthyese e shkelqyer, shume e kujdeshme, miqesore, e afrueshme, e qete dhe sensitive sipas situates”
— PC Ross, Policia Skoceze.

Disa nga Organizatat & Companite qe jam e rregjistruar :

Për çdo kërkesë, ju lutem më dërgoni email në: edie.k.bradley2@gmail.com

 

 

Per nje perkthim te shpejte ose koheshkurter me kontaktoni ne numrin: 07738 116896

Për cdo kerkese tjeter, ju lutemi përdorni formularin e meposhtëm.

Qëllimi: T'ju ofroj mundësinë te kontaktojme me njëri-tjetrin për bashkëpunim, për mbështetje dhe shoqëri.

tumblr_mjco89cUVY1rkz363o1_1280.jpg

Grupi- Te mblidhemi se bashku

Te ndihmoj dhe te ofroje ndihme Shqiptareve qe jetojnë ne Skoci, te gjithë  atyre qe kane nevoje për përkthime gojore, me shkrim apo edhe mundesine per ndihma te tjera.

Qëllimikryesor është t'u ofroje ndihme e mbështetje te veçante fëmijëve apo te rinjeve qe ndeshin vështirësi gjate shkollimit apo ndihme ne procesin e integrimit ne shoqërinë Skoceze.


Ju lutemi shikoni ne faqen e facebookut : Albanians in Edinburgh, Scotland

Të Ndajmë Ushqimet Tradicionale Shqiptare

Të ndajmë me njeri-tjetrin ushqimet tradicionale të preferuara si: byrekun, qoftet me mish, tavë kosi, tavë ë mbushura, specka te skuqura me gjize, Tarator, Tave kosi, gjellëra/ çomlek, e të tjera.

Gjithashtu të shijojmë e ndajmë së bashku ëmbëlsirat tonat e preferuara si: Kadaif,  Bakllava, Revani e të tjera.

 

Dictionaries edit.jpg

Mësime të Gjuhës

Të mësuarit e një gjuhe të huaj sigurisht që mund të jetë e vështirë në fillim. Unë synoj te krijojë një klasë ose një grup me qëllim për t’i ndihmuar të rriturit edhe fëmijë të mësojnë gjuhën Angleze.

Gjithashtu, do dëshëroja ta hap klasën e Gjuhës Shqipe për fëmijët e të rinjtë e ardhur që duan ta praktikojnë Gjuhën Shqipe me njëri-tjetrin e shpenzojnë kohën së bashku. Ky synim eshte edhe për fëmijët që kanë lindur në Mbreterinë, prej të cilëve një  nga prindërit nuk flet Shqip me sunimin që këta fëmijë të mund të komunikojnë me gjyshërit dhe të afërmit e tyre në Shqipëri apo kudo ku janë.